Menu

Rreth nesh

Historia

Nisja dhe suksesi në tregun e ushqimit

Kush jemi ne?

Ne e filluam rrugëtimin tonë si një biznes i vogël në rritjen e shpendëve, në vitin 2001. Me një përkushtim të plotë ndaj cilësisë dhe përkujdesit maksimal për zogjtë e gjallë, shpejt u bëmë një emër i njohur në tregun e mishit të freskët të pulës, në Shqipëri. Kemi marrë 2 çertifikata, Iso dhe Asap nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim.

Hapja e thertores në vitin 2008 shënon një hap të rëndësishëm në historinë e kompanisë. Ky investim strategjik na vendosi në pozicionin e duhur për të rritur kapacitetin e prodhimit dhe për të ofruar një gamë më të gjerë të produkteve të mishit të pulës në treg.

Erogert

Emri i kompanisë tonë, Erogert, është një sinonim i besueshmërisë dhe cilësisë në treg. Përkushtimi i vazhdueshëm ndaj standardit të lartë të prodhimit dhe pasurimi i asortimenteve bëjnë që Erogert të jetë zgjedhja e parë për ata që kërkojnë mish të shëndetshëm dhe të një cilësie të lartë.

Ferma jonë ndodhet në Radostinë, një vend i përshtatshëm për kultivimin dhe rritjen e shpendëve. Kjo vendndodhje e favorshme na siguron një mjedis të mirë për rritjen dhe kujdesin ndaj zogjve, duke siguruar cilësi të lartë në çdo produkt.

Erogert

Misioni

Cili është misioni ynë?

Cilësi dhe përkushtim

Misioni ynë është të furnizojmë klientët tanë me produkte të cilësisë së lartë, të shëndetshme dhe të freskëta. Ne angazhohemi për të siguruar që secili produkt të na vijë nga burime natyrore dhe të përmbushë standardet më të larta të cilësisë dhe sigurisë ushqimore. Përmes inovacionit të qëndrueshëm dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të përmirësuar proceset tona të prodhimit, ne synojmë të jemi pjesë e kujdesit dhe shëndetit të familjeve shqiptare. Me përkushtimin tonë ndaj cilësisë, besueshmërisë dhe shërbimit të klientit, ne dëshirojmë të krijojmë një partneritet të qëndrueshëm dhe të suksesshëm me klientët, punëtorët dhe komunitetin tonë.

Vizioni

Në krye të inovacionit

Cili është vizioni ynë?

Vizioni ynë është të bëhemi lider në tregun e mishit të pulës në Shqipëri, duke shërbyer si një standard i cilësisë dhe inovacionit në industrinë e ushqimit. Ne synojmë të vazhdojmë të rritemi dhe të diversifikojmë gamën tonë të produkteve, duke u fokusuar në përmbushjen e nevojave të ndryshme të klientëve dhe duke ofruar zgjedhje të shëndetshme dhe të shijshme. Në të ardhmen synojmë të jemi një simbol i besueshmërisë, i cilësisë dhe shëndetit në tregun e mishit të pulës në Shqipëri dhe përtej saj, duke ruajtur njëkohësisht respektin për njerëzit, kafshët dhe planetin.

Statistika

Pak nga ne

Pjesë të udhëtimit tonë

Partnerë
15
Certifikata
2
Lloje produktesh
6
Ekspertë
5

Lider

Fokusuar në shëndet, përkushtuar në cilësi

Pse ne?

Për t’u siguruar që po blini mish të cilësisë së mirë, është gjithashtu e rëndësishme të blini nga burime të besueshme. Pulat tona nuk janë të modifikuara gjenetikisht dhe vazhdojnë ciklin e tyre riprodhues në mënyrë natyrale. Disa nga tiparet kryesore që kanë produktet tona janë freskia e mishit e pa dëmtime, aroma, ngjyra e kuqe. Mishi cilësor karakterizohet nga përmbajtje me vlerë të lartë ushqimore, duke përfshirë proteina, vitamina dhe minerale të nevojshme për shëndetin.

Ne ofrojmë lloje të ndryshme pulash, si pula fshati BIO dhe pula te bardha.
Nënprodukte të tjera si fileto me kockë dhe pa kockë, mëlçi, stomak, krahë dhe kofshë. Ne monitorojmë dhe kontrollojmë me kujdes proceset tona të prodhimit për të siguruar që secili produkt të jetë i sigurt dhe i freskët për t’u konsumuar.

Cilësia dhe shëndeti i konsumatorëve tanë janë prioritete kryesore për ne. Përveç prodhimit të mishit, kemi edhe përgjegjësi të tjera, përfshirë kujdesin për shëndetin dhe mirëqenien e pulave, mbrojtjen e mjedisit dhe respektimin e standardeve të mirëqenies së kafshëve. Praktikat e bimëzimit të qëndrueshëm dhe sigurimin e mirëqenies së kafshëve në procesin e prodhimit. Një pulë e shendetshme, një mish cilësor.

Me një përvojë të gjatë në fushën e mishit të pulës, Erogert është një emër i njohur dhe i besueshëm në treg falë përkushtimit në cilësi e standarte. Ofrojmë siguri ushqimore duke zbatuar standarde të larta për të minimizuar rrezikun e kontaminimit bakterial ose kimik të mishit dhe produkteve të tjera të përgatitura nga pula. Sigurojmë hapësira të mjaftueshme, ushqim të përshtatshëm, ujë të pastër dhe kujdes për shëndetin e shpendëve.

Galeri

Zbuloni fermën tonë

Nga ambientet tona

Kontakt

Lidhuni me ne

Mos hezitoni të na kontaktoni

Erogert Pula Radostine

erogert.al

069 554 3252

Pyetje

Pyetje të shpeshta

FAQs

Mënyra më e mirë për të ruajtur mishin e pulës është duke e vendosur në frigorifer menjëherë pas blerjes. Temperatura e rekomanduar është 4°C (39°F) ose më poshtë për të frenuar rritjen e baktereve. Konsumoni mishin para datës së skadimit dhe mos e përdorni pas kësaj date.

Kontrolloni datën e skadimit të mishit të pulës dhe sigurohuni që nuk ka kaluar. Mishi i freskët duhet të ketë ngjyrë rozë të lehtë dhe teksturë të butë. Kontrolloni për shenja të ngjyrës së errët që tregojnë dekompozim. Aromën e mishit duhet ta ndjeni të freskët dhe të lehtë, ndërsa një aromë e çuditshme mund të tregojë praninë e kërpudhave ose baktereve të tjera.

Eshtë e rekomanduar larja e mishit të pulës me ujë të ftohtë përpara gatimit për të reduktuar rrezikun e kontaminimit me baktere të dëmshme si Salmonella, Campylobacter dhe E. coli. Pas larjes, duhet të lani duart dhe lavamanin mirë për të parandaluar kontaminimin në kuzhinë.

Lani duart mirë me sapun dhe ujë të ngrohtë para dhe pas gatimit të mishit të pulës dhe ushqimeve të tjera. Përdorni rroba të pastërta dhe pajisje të pastra gatimi.

sqAlbanian