Historia
Nisja dhe suksesi në tregun e ushqimit
Kush jemi ne?
Ne e filluam rrugëtimin tonë si një biznes i vogël në rritjen e shpendëve, në vitin 2001. Me një përkushtim të plotë ndaj cilësisë dhe përkujdesit maksimal për zogjtë e gjallë, shpejt u bëmë një emër i njohur në tregun e mishit të freskët të pulës, në Shqipëri. Kemi marrë 2 çertifikata, Iso dhe Asap nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim.
Hapja e thertores në vitin 2008 shënon një hap të rëndësishëm në historinë e kompanisë. Ky investim strategjik na vendosi në pozicionin e duhur për të rritur kapacitetin e prodhimit dhe për të ofruar një gamë më të gjerë të produkteve të mishit të pulës në treg.
Produktet
Pulat më të mira në treg
Çfarë ofrojmë?
Ne ofrojmë cilësi të garantuar dhe origjinë natyrale për llojet e zogjve dhe pulave të fshatit duke përkushtuar kujdesin në ciklin riprodhues të tyre. Përveç kësaj, gama jonë e gjerë e produkteve, përfshirë pulën e bardhë, fileto me kockë dhe pa kockë, si dhe produkte të tjera të mishit të pulës, si mëlci, stomak, krahë dhe kofshë, siguron që të gjitha nevojat tuaja ushqimore të plotësohen në një vend.
Lider
Fokusuar në shëndet, përkushtuar në cilësi
Pse ne?
Statistika
Pak nga ne
Pjesë të udhëtimit tonë
Apliko
Pozicione të lira
Po kërkoni punë?
Kontakt
Lidhuni me ne
Mos hezitoni të na kontaktoni
Pyetje
Pyetje të shpeshta
FAQs
Mënyra më e mirë për të ruajtur mishin e pulës është duke e vendosur në frigorifer menjëherë pas blerjes. Temperatura e rekomanduar është 4°C (39°F) ose më poshtë për të frenuar rritjen e baktereve. Konsumoni mishin para datës së skadimit dhe mos e përdorni pas kësaj date.
Kontrolloni datën e skadimit të mishit të pulës dhe sigurohuni që nuk ka kaluar. Mishi i freskët duhet të ketë ngjyrë rozë të lehtë dhe teksturë të butë. Kontrolloni për shenja të ngjyrës së errët që tregojnë dekompozim. Aromën e mishit duhet ta ndjeni të freskët dhe të lehtë, ndërsa një aromë e çuditshme mund të tregojë praninë e kërpudhave ose baktereve të tjera.
Eshtë e rekomanduar larja e mishit të pulës me ujë të ftohtë përpara gatimit për të reduktuar rrezikun e kontaminimit me baktere të dëmshme si Salmonella, Campylobacter dhe E. coli. Pas larjes, duhet të lani duart dhe lavamanin mirë për të parandaluar kontaminimin në kuzhinë.
Lani duart mirë me sapun dhe ujë të ngrohtë para dhe pas gatimit të mishit të pulës dhe ushqimeve të tjera. Përdorni rroba të pastërta dhe pajisje të pastra gatimi.