Ushqimi që ju jepet pulave mban rolin kryesor në cilësinë e vezës dhe të mishit që hamë. Kuptohet se të tjerë faktorë janë gjithashtu të rëndësishëm, si psh temperatura, ambienti, higjiena, etj. Por, një dietë e kontrolluar dhe cilësore është e nevojshme më së pari me qëllim që pula të marrë makro e mikro ushqyesit e nevojshëm.
Ata që rrisin pula, e dinë mirë se shpenzimi më i madh për mbajtjen e pulave (dhe shpendëve përgjithësisht) është ushqimi. Në fakt, është një mendësi tepër e gabuar që shpesh u jepet pulave ‘ushqim’ aq i dobët sa vetëm i tillë nuk mund të quhet. Ushqimet e mykura, të prishura, me erë, pa vlera e të ndenjura janë tepër të dëmshëm për shëndetin e tyre si dhe për tonin. Le të kemi parasysh se atë që do të hajë pula, atë do të hamë edhe ne!
Ushqimi i mirë fillon nga uji i pastër dhe i përhershëm. Shpendët i kanë kockat e lehta dhe konsumojnë sasi të madhe uji. Nëse ato nuk pinë ujë mjaftueshëm, ato do të stresohen dhe mund të sëmuren. Për këtë arsye, ne në Erogert i japim një rëndësi shumë të madhe pjesës së ushqimit dhe ujit, në mënyrë që pulat të rriten sa më shëndetshëm dhe mishi të jetë sa më i shijshëm. Kjo gjë na ka bërë zgjedhjen e shumë tryezave shqiptare.