Menu

Jufka me pulë fshati nga Erogert

Përbërësit:

  • 1 pulë fshati
  • 400 gr jufka
  • 100 gr gjalp
  • Rozmarinë, dafinë, trumzë
  • Kripë dhe piper
  • 1 kokërr qepë 

Përgatitja:

Valojmë 1 litër ujë dhe vendosim racionet e pulës së fshatit për të valuar duke shtuar në të kripë dhe erëzat që dëshironi ( trumzë, rozmarinë, dafinë). Pula rekomandohet të ziejë rreth 25 minuta nga momenti kur mbi ujë dalin bulëzat e para të valimit. Përzierja e qepës me gjalpin bëhet në temperaturë të ulët dhe duhet lënë të paktën 3-4 minuta duke u kujdesur që të mos marrë ngjyrë të fortë. Pasi zbutet pak qepa shtojmë kripë e piper të zi. Shtrojmë jufkat në një tepsi. Shpërndajmë mbi të gjalpin me qepën. Mund të vendosim dhe pak gjalp dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180ºC për 7 minuta deri sa jufkat të zverdhen pak. Nëse do të bëni më pak se 400 gr mund ti kaurdisni edhe në tigan së bashku me qepën e më pas i shtroni në tepsi.

I nxjerrim nga furra dhe shtojmë në tepsi lëngun e pulës (duke i kulluar erëzat). Jufkat duhet të mbulohen me lëngun e mishit. Vendosim dhe copat e pulës mbi to. Vendosim mbi çdo copë pule pak fare gjalp dhe më pas vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 200-220 gradë celsius, derisa gjithë përbërësit në tavë të kuqëlohen nga pjekja në furrë. Zakonisht koha e pjekjes shkon nga 20-25 minuta.

Për një rezultat me një shije të parezistueshme, duhet të përdorni vetëm pulat e fshatit të Erogert. 😊 Ju bëftë mirë nëse e provoni! 

Të fundit

Karriera

sqAlbanian