Në Erogert, përkujdesemi që t’u ofrojmë pulave një ushqim sa më cilësor e një higjienë maksimale, në mënyrë që të rriten sa më të shëndetshme. Gjithashtu i kushtojmë kujdes të veçantë ciklit riprodhues të tyre.
Ne nxjerrim në treg një gamë të gjerë produktesh si pula të kuqe dhe zogj fshati 100% BIO, të rritur në natyrë e plotë shije, pula të bardha si edhe nënprodukte të tjera si fileto me kockë dhe pa kockë, mëlçi, stomak, krahë dhe kofshë.
Zogj dhe Pula fshati
Pulat tona të fshatit ushqehen dhe rriten në mënyrë natyrale, pa koncentrate, në një hapsirë të madhe, gjë e cila i lejon të lëvizin lirshëm. Janë 100% BIO dhe të kontrolluara.
Pula të bardha
Pulat e bardha janë një nga racat më të mira të pulave. Këto pula kanë një vitalitet të lartë, peshë të mirë dhe shije të shkëlqyer të mishit. Në Erogert kujdesemi që çdo pulë të rritet e shëndetshme dhe të jetë shija e shtuar e çdo gatimi tuaj.
Fileto me kockë dhe pa kockë
Për amvisat tona kemi menduar që të sjellim në treg edhe fileton pa kockë për ta bërë më të lehtë gatimin.
Mëlçi dhe stomak
Mishi i organeve, sidomos i mëlçisë është plot multivitamina. Folatet, cholinet dhe vitamina B12 janë tre elemente ushqyese që gjenden me bollëk në mëlçi.
Krahë dhe kofshë
Krahë dhe kofshë pule të cilësisë së parë, që bëjnë të shijshëm çdo gatim tuajin. Ideale për tu përgatitur dhe gatuar në mënyrën amerikane, të pjekura në zgarë dhe shoqëruar me salcë barbecue.